Quajti heroin e shpellës së Tajlandës “pedofil”, reagon Elon Musk!

Pak ditë më parë, një debat publik nisi mes gjeniut britanik Unsworth, që ideoi planin e shpëtimit të 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre në shpellën në Tajlandë, dhe Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX.

Lidhur me deklaratën e tij, ku e quante shefin e zhytësve “pedofil”, Elon Musk ka reaguar përmes një postimi në Twitter, në të cilin kërkon falje publikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fjalët e mia erdhën si pasojë e një zemërimi, pasi Z.Unsworth tha disa të pavërteta dhe më sugjeroi që të bëja akt seksual me nëndetësen time, e cila u ndërtua si një akt mirësie dhe sipas specifikimeve të ekipit të zhytjes.

Sidoqoftë, veprimet kundër meje nuk justifikojnë veprimet e mia kundër tij dhe për këtë i kërkoj falje Z.Unsworth dhe gjithë kompanive që drejtoj. Faji është i imi dhe vetëm i imi.”

Vernon Unsworth u shpreh në një intervistë për CNN se do të merrte ndërveprime ligjore për fyerjen nga ana e Musk, por nuk dihet nëse pas kësaj deklarate të fundit do të veprojë po njësoj.

Burimi: The Guardian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?