Raporti i fshehtë Rus, Hillary Clinton do nxiste Luftën e 3-të Botërore

Zgjedhja e Donald Trump mund të ketë penguar Luftën e Tretë Botërore, ka zbuluar një zyrtar i lartë në Kremlin. Fitorja e republikanëve u prit me ngazëllim në Moskë, ku Presidenti Rus Vladimir Putin ka shprehur jo mbështetjen ndaj Hillary Clinton.

Marrëdhëniet midis dy superfuqive kanë qenë të ftohta gjatë administratës së Obamës dhe gjatë fushatës Trump, ka premtuar për marrëdhënie miqësore me Moskën. Kryeministri rus dje foli për shpresat e tij se tensionet mund të lihen mënjanë. Ndihmësi i tij Sergei Glazyev shkoi edhe më tej, duke e përshkruar Klinton si një simbol të luftës.

Ai u tha gazetarëve, se: “Amerikanët kishin dy zgjedhje: Lufta e Tretë Botërore ose paqen multilaterale. Clinton ishte një simbol i luftës por Trump ka një shans për të ndryshuar këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihmësi i Putinit, Vyacheslav Volodin, ka thënë se në fund të viteve Obama do të sinjalizonte “fundin e problemeve të shkaktuara mes Kremlinit dhe Uashingtonit”. Në mesin e tyre ishin sanksionet e vendosura nga SHBA dhe BE, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

Volodin tha:”Sanksionet janë mjet i përdorur nga të dobëtit”. Ai shtoi: “Me sanksionet nuk mund të ketë respekt të ndërsjellë”.

Në një fjalim Putin tha:”Kemi dëgjuar deklaratat parazgjedhore nga Trump, të cilat ishin drejtuar në rindërtimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA. Ne e kuptojmë se kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë duke pasur parasysh degradimin fatkeq të marrëdhënieve. Por Rusia është e gatshme dhe dëshiron për të rivendosur marrëdhënie të plota me SHBA-në”.

Presidenti rus, i cili kishte një marrëdhënie të ftohtë me presidentin Obama dhe Hillary Clinton, vazhdoi: “Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë dhe të bëjë gjithçka për t’u kthyer marrëdhëniet me trajektoren e zhvillimit. Kjo do të ishte në interes të popullit rus dhe amerikan dhe do të ndikojë pozitivisht në klimën e përgjithshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke pasur parasysh përgjegjësinë e veçantë të Rusisë dhe SHBA-së për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë globale”.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?