Raporti i OKB-së: Koreja e Veriut nuk e ka ndaluar, vijon programin bërthamor
Koreja e Veriut nuk e ka ndaluar programin e saj bërthamor duke shkelur mbi sanksionet e OKB-së thuhet në një raport të organizatës së kombeve të bashkuara dorëzuar Këshillit të Sigurimit.
Ndër të tjera thuhet se Penjani ka rritur ndjeshëm shkëmbimet ilegale të produkteve të naftës përmes anijeve dhe ka tentuar të shesë armë jashtë vendit. Raporti konfidencial i eksperteve te pavarur iu dorëzuar mbrëmjen e së premtes Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Raporti i cili u publikua edhe në mediat ndërkombëtare thotë se Koreja e Veriut nuk ka ndaluar programet e saj bërthamore dhe raketore dhe vazhdon të sfidojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit nëpërmjet një rritjeje masive të transferimeve të paligjshme të produkteve të naftës, si dhe përmes transferimit të qymyrit përmes detit gjatë 2018.
Ndërkohë Koreja e Veriut nuk ka komentuar mbi gjetjet e raportit por një jave me pare zyrtaret amerikane njoftuan se Phenjani po vazhdonte me ndërtimin e raketave të reja pavarësisht ngrohjes se raporteve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij koreano verior Kim Jong Un.
KOHA JONË SONDAZH

