Raporti: Vaksina ruse “EpiVacCorona” ka efikasitet 100% ndaj Covidit
Efikasiteti imunologjik i vaksinës së koronavirusit të zhvilluar në Rusi të quajtur “EpiVacCorona” është 100 përqind.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga Shërbimin Federal për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies Njerëzore, bën me dije Sputnik News.
“EpiVacCorona” është një vaksinë e zhvilluar nga Qendra Shtetërore Kërkimore e Vektorit e Virologjisë dhe Bioteknologjisë në Rusi.
Testimet masive të “EpiVacCorona” kanë filluar në Rusi në nëntor.
Vaksina e bazuar në peptide është e dyta që licencohet për përdorim në Rusi.
Moska ka thënë se vaksina tjetër e saj e aprovuar kundër Covid-19, Sputnik V, është 92 përqind efektive në mbrojtjen e njerëzve sipas rezultateve paraprake.