Referendumi kushtetues në Itali, trondit tregjet ekonomike dhe shkatërrohet Europa?

Nëse pas Brexit, ekonomia dhe stabiliteti i Bashkimit Europian u lëkund fuqishëm, Europa mund të shkatërrohet nëse Italia vendos për të votuar pro në një referendum kushtetues, që mund të trondisë të gjithë kontinentin.

Referendumi kushtetues është planifikuar të mbahet në Itali më 4 dhjetor 2016. Votuesit do të pyeten nëse ata e miratojnë ndryshimin e Kushtetutës italiane për të reformuar emërimin dhe kompetencat e Parlamentit të Italisë, si dhe ndarja e fuqitë së Shtetit, Rajoneve, dhe subjektet administrative.

Analistët besojnë se rezultati i votimit mbi reformën kushtetuese mund të ketë implikime të mëdha globale. Udhëheqësit Europianë tashmë vijnë nën presion të rëndë nga partitë anti-BE-së përpara zgjedhjeve në vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Humbja për kryeministrin italian Matteo Renzi mund të çojë në trazira edhe më të thella sociale në vendet, ku tashmë mund të luftohet me masa shtrëngues por dhe për problemet e emigracionit dhe të një mospërfillje në rritje në Bruksel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Maria Paola Toschi, një njohëse e mirë e ekonomisë dhe tregut global tha për CNBC: “Referendumi Italian këtë dhjetor mund të krijojë paqëndrueshmëri nëpër tregje”

Toschi tha se referendumi është konsideruar gjerësisht si provë politike për Italinë dhe kreun e saj Matteo Renzi. Ajo shtoi edhe se: “Një fitore për Po mund të përforcojnë fuqizimin e koalicionit aktual në një program ambicioz të reformave”.

Sipas kushtetutës italiane çdo ligj i ri duhet të miratohet si nga Dhoma e Deputetëve dhe Senati.

Por, më 4 dhjetor, publiku italian do të vendos nëse ata duan të rrinë me mënyrën e vjetër ose të ndryshojnë gjërat nga ristrukturimi i procesit legjislativ duke ulur në mënyrë efektive fuqinë e dhomës së dytë.

Renzi ka premtuar të japë dorëheqjen dhe të braktis politikën, nëse reformat kushtetuese nuk miratohen dhe kundërshtarët duket se e shohin këtë si një mundësi për të larguar Renzin me agjendat e tyre populiste anti-BE.

Ana Thaker, një ekonomiste e tregut tha se rezultati italian mund të jetë aq “i rëndësishëm sa Brexit”.

“Vendimi i Britanisë për të lënë Bashkimin Europian ishte shenja e parë e probleme në Bashkimin Europian. Nëse Italia vendos të largohet, është konfirmim se bashkimi është në vështirësi dhe mund të ndezë një shpartallimin afatgjat të tregut, ku Europia do të vuajnë më shumë”,- u shpreh ajo.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?