FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Referendumi në Itali. Gjermania: Mesazh negativ për Europën

Gjermania është e brengosur me krizën qeveritare në Itali pas referendumit të pasuksesshëm dhe paralajmërimeve të dorëheqjes së kryeministrit Mateo Renzi. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, duke shtuar se kjo nuk është zhvillim pozitiv për Evropën.

“Me shqetësim po ndjekim rezultatet në Itali. Mendoj se Renzi ka bërë gjënë e duhur, të nevojshme, por votuesit nuk e mbështetën atë”, tha Steinmeier gjatë një vizite në Athinë ku ka biseduar me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi ka paralajmëruar se sot do t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Matarella pas humbjes në referendumin e së dielës për ndryshimet e propozuara kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?