FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rekordi, 171.000 emigrantë kanë mbërritur këtë vit në Itali

171.000 emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Italisë jugore që nga fillimi i vitit, duke vendosur kështu një rekord që prej nisjes së krizës. Gjithashtu, një tjetër rekord negativ është numri i refugjatëve që kanë humbur jetën që aktualisht është ndalur në shifrën 4.690. Shumica e emigrantëve që kanë mbërritur në Italinë jugore kanë ardhur kryesisht nga Nigeria dhe Eritrea.

Që nga fillimi i vitit e deri më tani, më shumë se 171.000 emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Italisë jugore, duke vendosur kështu një tjetër rekord.

Deri më tani, viti që kishte regjistruar numrin më të lartë të azil-kërkuesve që kishin arritur në brigjet e gadishullit Apenin ishte viti 2014, kur totali i refugjatëve ishte 170.100.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kushtet kur viti ende nuk ka përfunduar, zyrtarët kanë deklaruar se rekordi do të tejkalohet edhe më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizata e Kombeve të Bashkuara tregon gjithashtu me shqetësim numrin e emigrantëve që janë ndarë nga jeta, në përpjekje për të lundruar drejt Italisë.

Në vitin 2016, në ujrat e Detit Mesdhe ka patur në total 4.690 viktima, një tjetër rekord negative.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo shifër mund të mos jetë e saktë pasi shumë incidente tragjike që mund të kenë ndodhur mund të mos jenë zbuluar nga rojat bregdetare.

Shumica e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet e Italisë, kanë si synim që të udhëtojnë më tej drejt vendeve të Europës perëndimore.

Megjithatë, aktualisht në territorin italian po strehohen 176.000 azil-kërkues.

Shumica dërrmuese e emigrantëve vijnë nga vende afrikane. Në bazë të shifrave të komunikuara nga Ministria e Brendshme, vendi nga ku kanë ardhur më së shumti refugjatët është Nigeria me 36.000 azil-kërkues, e ndjekur nga Eritrea me 20.000 të tillë.

Ndërkohë, destinacionet e tyre përfundimtare më të preferuara kanë qënë Gjermania dhe Suedia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?