FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rënie rekord e tregjeve në SHBA dhe Azi

Tregjet në Azi shënuan rënie të madhe të martën, pas rënies rekorde të tregjeve në Shtetet e Bashkuara.

Indeksi i Japonisë Nikkei 225 ra për mbi 7 përqind, që është rënia më e madhe në pikë qysh në vitin 1990.

Kjo pason rënien e Indeksit Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, për 4 përqind – që është rënia më e madhe në më shumë se gjashtë vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezervat e SHBA-së kanë arritur nivele rekord që kur presidenti Donald Trump ka marrë detyrën një vit më parë. Kjo, për shkak të shkurtimit të taksave dhe të ardhurave të mira të korporatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, rënia ka nisur javën e kaluar, kur një raport për vendet e punës në SHBA ka rritur pritjet se Rezervat Federale do t’i rrisin normat e interesit më shpejt sesa pritej.

Pas rënies së aksioneve të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se bazat e ekonomisë amerikane “mbeten jashtëzakonisht të forta”.

Rritja ekonomike e SHBA-së ka qenë 2.6 përqind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa shkalla e papunësisë është 4.1 përqind – më e ulëta në 17 vjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?