FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Renzi dhe Berlusconi përjashtojnë mundësinë e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve

Liderët e qendrës së majtë dhe të djathtë Matteo Renzi dhe Silvio Berlusconi gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, kanë përjashtuar mundësinë e formimit të një koalicioni të madh.

Sipas analistëve, ka të ngjarë që të arrihet një marrëveshje mes të majtëve dhe të djathtëve në votimet e 4 marsit, pasi asnjë parti e vetme apo koalicion nuk është parashikuar të fitojë me një shumicë të drejtpërdrejtë.

“Unë jam dakord me Silvio Berlusconi. Do të ishte më e drejtë që t’u kthehemi votimeve nëse nuk plotësohen kushtet për formimin e një qeverie”, deklaroi sot Renzi për televizionin shtetëror RAI, shkruan ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse votimet e reja zhvillohen për të zgjidhur ngërçin post-zgjedhor, kryeministri aktual Paolo Gentiloni, një aleat i Renzi, ka gjasa të qëndrojë në detyrë me një kapacitet të përkohshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-kryeministri, Renzi i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së majtë, iu përgjigj deklaratave të Berlusconit për RAI një ditë më parë.

“Tani për tani, nuk shihet asnjë mundësi për të hyrë në koalicion me Lëvizjen 5 Yjet apo Partinë Demokrate”, deklaroi Berlusconi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?