Revista “Time” shpall “personin e vitit” për 2016-tën

Revista “Time” ka shpallur presidentin e zgjedhur Donald Trump si “personin e vitit” për 2016-n. Vitin e kaluar, fituese e çmimit ishte Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ndër fituesit e tjerë në vite kanë qenë edhe Papa Françesku, Presidenti Barack Obama, Rudy Giuliani, Adolf Hitleri dhe “The Computer”.

Përzgjedhja e përvitshme vendoset nga kryeredaktorët e revistës “Time” dhe zakonisht rezulton një person, një grup, një ide apo një objekt, që ka pasur ndikimin më të madh në lajmet e vitit. Tradita ka nisur në vitin 1927 me përzgjedhjen e aviatorit të famshëm Charles Lindbergh.

“Është e vështirë të mohosh ndikimin e jashtëzakonshëm të Trumpit në lajmet e vitit 2016, për mirë apo për keq”, thuhet në argumentimin e kësaj përzgjedhjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nancy Gibbs, kryeredaktorja e revistës “Time” shpjegon arsyet e përzgjedhjes së Trump. “Vendi kaloi një fushatë elektorale të ndarë, më shumë se në çdo zgjedhje të tjera që kemi kaluar. Shumë njerëz thonë që zgjedhja e personit të vitit është një nder, dhe ndër vite kemi parë njerëz që kanë ndikuar. E di që shumë njerëz nuk do të jenë dakord, por është një surprizë ajo që ndodhi në 2016-n”, thotë Gibbs.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?