Rikthehen vizat? Roli i Merkel dhe plani i dështuar kush sundon Europën!

“Jo-ja” e referendumit në Itali, solli dorëheqjen e premtuar të Kryeministrit Renzi. Por a është Europa e sigurt me kaq shumë ndryshme në këto 6-të muajt e fundit? Në Europë është krijuar prej kohësh frika e rikthimit të lëvizjes me viza, e madje disa shtete kanë shtuar shumë më shumë kontrolle në kufinjtë e tyre. Zona e Shengen brenda BE-së është një zonë e lëvizjes së lirë pa pasaporta, e cila shihet si një model që po e shkatërron Europën.

Zona Schenge ka qenë ndihmë për terroristët, për njerëzit trafikantë dhe emigrantët ekonomikë, si një avantazh i të udhëtuarit pa viza e pa shumë kontrolle. Shtetet që kanë firmosur pro Shengen, janë duke luftuar me emigracionin masiv të pakontrolluar dhe ato tashmë duan të marrin vendim për të sjellë përsëri kontrolle të ashpra kufitare.

Shtetet e Bashkuara të Europës

Swiss Digital Desktop Reklama

“Daily Express”, disa ditë më parë ka shkuar se eurodeputetë kanë hedhur propozimin për të zëvendësuar agjencinë kufitare të Frontex me një Kufiri të ri Europian, e cila do të ketë më shumë kompetenca. Shtetet anëtare “mund të ri-vendosin përkohësisht kontrollet e brendshme kufitare”, në qoftë se ata refuzojnë të bashkëpunojnë me agjencinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Europa ka probleme me Turqinë, me dobësimin e disa shteteve, vë mënjanë idenë për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës. Ky plan që konsiston në bashkimin e vendeve më të fuqishme të kontinentit në një supershtet gjigand. Për disa këto plane janë vec se radikale dhe nëse ndodh ky bashkim, vendet do të humbasin të drejtën për të pasur ushtrinë e tyre, ligjin penal, sistemi tatimor ose bankën qendrore, e ku të gjitha këto kompetenca do të transferohen në Bruksel.

Shtetet anëtare do të humbasin kontrollet e pakta që kanë tek kufijtë e tyre, duke përfshirë edhe procedurën e pranuar dhe zhvendosjen e refugjatëve.

Shpresa e fundit, Angela Merkel

Për sa kohë këto mbeten propozime, frika e dobësimit të BE-së dhe të Europës në sferën e jashtme, sytë e shpëtimit i ka tek Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pritet që të marrë një telefonatë ose tashmë mund ta ketë marrë atë, një mesazh për të shpëtuar Bashkimin Europian. Një thirrje edhe për të ndihmuar Italinë që të rivendos qendrën e saj politike, në prag të referendumit shokues të vendit, ka pohuar një ish-diplomat.

Ish-ambasadori i Italisë në NATO Stefano Stefanini, tha se ndërsa pjesa tjetër e Europës është e shqetësuar në lidhje me Italinë dhe të ardhmen e euros, italianët janë më të shqetësuar në lidhje me qeverinë e tyre të ardhshme, pasi kryeministri Matteo Renzi mbërtheu fjalën e tij duke dhënë dorëheqjen pas humbjes.

Rezultati i ka lënë udhëheqësit e Bashkimit Europian kohë që të përgatiten për akoma më shumë trazira në fund të vitit. Brexit i nisi këtë valle që po nxit një ekonomi gjithnjë e më të dredhur jashtë eurozonës, e ku janë rritur ndjenjat anti-Bruksel. Shtojmë këtë sipas ish-diplomatit edhe krizën e emigrantëve e cila ka sjellë mjerim për shumë shtete anëtare.

Në një analizë menjëherë pas rezultatit në Itali, Stefanini ka nënvizuar për shtypin italian se, Angela Merkel do të përballet me zgjedhje të vështira kombëtare, kjo edhe për të rivendosur një ekuilibër në një bllok që duket se është në prag të një lëkundje të rëndë.

 

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?