Rikthehet sëmundja e lopës së çmendur, ja ku u regjistrua rasti

Pak kohë më parë bëri bujë lajmi dhe alarmi për të ashtuquajturën sëmundja e lopës së çmendur.

Por duket se ky rrezik është rikthyer, teksa një lopë ka rezultuar pozitive ndaj kësaj sëmundjeje.

Rasti është konstatuar në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimin e bëri të mërkurën (29 gusht) Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kafsha i përkiste një ferme në Florida dhe synohej që të therej e shitej për konsum. Nëse njerëzit konsumojnë mishin e një lope të prekur nga kjo sëmundje, ekziston rreziku i zhvillimit të sëmundjes së prionit (një çrregullim i trurit që mund të vrasë njerëzit).

Kjo është hera e gjashtë që sëmundja është zbuluar në ShBA gjatë 15 viteve të fundit. Departamenti i Bujqësisë siguron se lopa e infektuar është zhdukur para se t’ia ngjisë sëmundjen kafshëve të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?