Rrahu gruan me lopatë në sy të djalit për shkak të xhelozisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar nga policia pas denoncimit të së shoqes e cila tha se ishte dhunuar prej tij. Sipas mediave italiane gruaja ka deklaruar se shpesh herë kishte qenë viktimë e ngacmimeve të vazhdueshme, qëndrimeve të dhunshme, ofenduese dhe kërcënuese nga i shoqi që nga viti 2010.

Sipas saj, partneri i saj ishte treguar agresor ndaj saj që në vitet e para të martesës për shkak të një xhelozie të pajustifikuar. Gruaja kishte vendosur të largohej nga banesa bashkë me djalin e saj të vogël. Por edhe pas kësaj sjellja e të shoqit nuk ndryshoi. Ajo paraqiti një ankesë në komisariatin e Riminit në vitin 2018.

Në vitin 2019, gruaja iu bind insistimit të burrit për t’u kthyer për të jetuar së bashku, por sjellja e dhunshme nuk ndryshoi. Ai e qëlloi me shuplaka dhe lopatë në sy të djalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas hetimit të të çështjes, pasi kishin konstatuar dhunën e vazhdueshme nga 43-vjeçari shqiptar kundrejt të shoqes, karabinierët finalizuan arrestimin e tij./abcnews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?