Rrëmbeu vajzën 7-muajshe dhe e përdhunoi në shkollë, dënohet me vdekje 19-vjeçari

Një i ri është dënuar me vdekje për përdhunimin e një vajze shtatëmuajshe pasi e rrëmbeu nga shtëpia e saj.

Përdhunuesi 19-vjeçar, i quajtur nga mediat indiane si Pintu, rrëmbeu foshnjën gjatë gjumit derisa ajo ishte duke u kujdesur nga gjyshja e saj pjesërisht e verbër.

Pas rrëmbimit në Rajasthan, Pintu e përdhunoi vajzën në një ndërtesë shkollore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet e shpëtimit e gjetën vajzën duke qarë në një fushë dhe pas një ekzaminimi mjekësor u konfirmua se ajo ishte përdhunuar, raporton Times of India.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pintu është i pandehuri i parë që përballet me dënimin me vdekje pas miratimit të një ligji të ri në shtetin e Rajasthan.

Ligji e parasheh dënimin me vdekje për njerëzit që përdhunojnë fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Pintu u gjet fajtor pas një gjykimi 30, raporton Hindustan Times.

Prokurori i posaçëm publik Kuldeep Jain tha për Times of India se ky rast është i pari në shtet që i akuzuari është dënuar brenda një kohe kaq të shkurtër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?