Rritet shkalla e varfërisë në Zvicër

Zvicra është një nga vendet më të pasura në botë, ku jetojnë shumë milionerë. Megjithatë, edhe në Zvicër, ka njerëz që jetojnë në varfëri. Sipas statistikave në Zvicër, jetojnë në varfëri 615 mijë persona nga 8.5 milionë njerëz.

Pa mbështetjen e institucioneve shtetërore apo private, Zvicra madje numëronte edhe 700.000 njerëz që jetonin në varfëri. Pra, një total prej 1.3 milionë njerëz ose 15.9% të popullsisë.
Kushdo që bie nën kufirin e varfërisë konsiderohet i varfër në këtë vend.

Shkalla e varfërisë në Zvicër në vitin 2016 ishte 7.5 përqind apo 615.000 respektivisht. Krahasuar me vitet 2014 (6.6%) dhe 2015 (7.0%), shkalla e varfërisë në popullsinë e përgjithshme tregon një rritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupet e rrezikut të varfërisë përfshijnë, në veçanti, familjet me një prind, të papunët dhe shtetasit e huaj. Njerëzit nga këto grupe statistikisht janë më të prekur nga varfëria sesa popullsia e përgjithshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?