Rritja e pagave në SHBA arriti nivelin më të lartë në 9 vitet e fundit

Rritja vjetore e pagave ka arritur nivelin më të lartë në SHBA në 9 vitet e fundit, kjo për shkak se ekonomia ka krijuar më shumë vende pune.

Fitimet mesatare për orë u rritën me 0.4% në muajin gusht, duke e ngritur normën vjetore të rritjes në 2.9 për qind, më e larta që prej qershorit të vitit 2009, shkruan BBC.

Punësimi në sektorin e ndërtimit dhe në shërbimet profesionale ndihmoi ekonominë të shtonte 201,000 vende pune muajin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e fuqishme e pagave pritet të përforcojë pritshmëritë për një tjetër rritje të normave të interesit në SHBA, në fund të këtij muaji. Rezerva Federale, e cila e ka rritur dy herë normën gjatë 2018, pritet të mblidhet më 25-26 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dollari amerikan iu kundërpërgjigj menjëherë statistikave të fundit duke pësuar një rritje. Indeksi i dollarit, matësi i vlerës së valutës së gjelbër përkundrejt një grupi monedhash kryesore të tjera, është rritur në nivelin më të lartë në dy ditët e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?