Rusët gati për sulme në Idlib, xhihadistëve u jepet goditja e fundit në shtator

Rusët ishin shumë të qartë dhe konkret javën e kaluar në Moskë për çështjen e Sirisë,  teksa mirëpriten një delegacion të nivelit të lartë nga Ankaraja. Grupi i dërguar nga Erdogan në Kremlin kryesohej nga Ministri i Jashtëm, Ministri i Mbrojtjes dhe kreu i Shërbimit Turk të Sigurisë (MIT).

Në një shkrim të saj, portali i njohur grek Zougla.gr, thotë se Rusia e bëri të qartë se jo më vonë se dhjetë ditët e para të shtatorit do të fillojnë sulmin përfundimtar të përbashkët mbi okupimin e fundit aktiv të xhihadistëve në Siri, pikërisht në provincën e Idlibit që kufizohet me Turqinë.

Këtu janë strehuar mbetjet e formacioneve xhihadiste që kanë lënë pjesën tjetër të fronteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetjet e Al Nushra (më parë Al Qaeda),  ushtarë të ISIS-i dhe disa luftëtarë të tjerë që kanë shpëtuar nga vrasjet e periudhës së fundit, janë mbledhur në këtë korridor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përllogaritet se 60 deri në 70,000 luftëtarë të xhihadit janë aktualisht në Idlib.

Portali grek thotë se Turqia është në të njëjtën kohë mbrojtës dhe sponsor i këtyre xhihadistëve militant të përzier.

“Përderisa Ankaraja ka ndjekur një politikë të lodhshme për të bindur rusët se islamistët në Idlib nuk janë kaq agresivë, jo aq të rrezikshëm dhe në çdo rast mund të përdoren në të ardhmen. Natyrisht, Ankaraja do të donte të “menaxhonte” xhihadistët si një milici nën komandën e Shërbimit Turk të Sigurisë (MIT) dhe Shtabit të Përgjithshëm Turk. Është e qartë se manovrat e Ankarasë nuk funksionuan. Sulmi i përbashkët nga forcat e Asadit, rusëve dhe forcave iraniane që operojnë në Siri po fillon menjëherë”.

Përgatitjet
Të enjten, tre anije luftarake ruse kaluan Bosforin drejt bazës detare të Tartus në Siri. Këto janë fregata me sistemet raketore “Pytlivy” të klasës Kryvak dhe dy kuvert mbështetëse të “Nikolai Filchenko”, që është edhe luftëanija më e madhe për aktivitetet e flotës ruse dhe “Orsk”.

“Nikolai Filchenko” ka kapacitet për të transportuar 300 ushtarë dhe 20 tanke ose 40 transportues të personelit të blinduar.

Spekulohet  se forcat ushtarake që do të transferohen në Siri do të jenë një goditje e fortë kundër xhihadistëve në Idlib.

Amerikanët dhe francezët që kanë fuqi në këtë rajon nuk kanë arsye për t’u përfshirë. Ata do të lejojnë rusët të tërheqin gjarpërin nga vrima.

Sidoqoftë, për Ankaranë mbetet ende pezull një çështje: Nëse Damasku dhe Moska do të kërkojnë ndihmë nga kurdët sirianë apo jo?

Njësitë thelbësore që e njohin vendin duhet të përdoren për të rivendosur kontrollin tokësor. Vetëm kurdët i plotësojnë këto kritere.

Në foto, tre luftëanijet ruse

Në foto, dy luftëanijet ruse ruse që lundrojnë në Bosfor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?