Rusia kërcënon: Nëse vendet e G7 ndalojnë eksportet, ne do ju ndalojmë grurin

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se nëse G7 ndalon eksportet në Rusi, Moska do të përgjigjet duke i dhënë fund marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi.

“Kjo ide nga idiotët në G7 për një ndalim total të eksporteve në vendin tonë si parazgjedhje është e bukur në atë që nënkupton një ndalim reciprok të importeve nga vendi ynë, duke përfshirë kategoritë e mallrave që janë më të ndjeshmet për G7.

Në një rast të tillë, marrëveshja e grurit, dhe shumë gjëra të tjera që u nevojiten, do të përfundojmë”, u shpreh me tone zemërate Medvedev në një postim në Telegram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?