Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni në “operacionin anti-terror” në Idlib

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i bëri thirrje Perëndimit që të mos ndërhyjë në përpjekjet për të pastruar provincën Idlb të Sirisë nga “terroristët”.

Komentet e tij për gazetarët në Moskë vijnë pas raporteve se forcat e Qeverisë siriane po përgatiten për një ofensivë masive në Idli, bastionin e fundit të madh të rebelëve.

Rusia i ka dhënë presidentit sirian, Bashar al-Assad, mbështetje të madhe gjatë luftës civile, e cila prej vitit 2011, ka lënë qindra-mijëra njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia i ka kthyer zhvillimet në favor të Assadit kur ka nisur fushatën e sulmeve ajrore mbi kundërshtarët e tij në vitin 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresoj se partnerët tanë ndërkombëtarë nuk do të bien pre e provokimeve (të rebelëve) dhe nuk do ta pengojnë operacionin anti-terror”, tha Lavrov.

SHBA mbështet forcat opozitare që luftojnë kundër Qeverisë së Assadit.

Turqia mbështet po ashtu rebelët, por jo gjithmonë të njëjtët që i mbështet Uashingtoni.

Lavrov tha se Moska ka qenë në kontakt me Turqinë dhe SHBA-në për situatën në Idlib.

Ai tha se ka “mirëkuptim të plotë politik” midis Moskës dhe Ankarasë, por nuk dha detaje.

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca paralajmëruan sërish Sirinë që të mos përdorë armë kimike gjatë ofensivës në Idlib, duke thënë se një gjë e tillë do të nxiste hakmarrjen e Perëndimit.

Nga ana tjetër, Moska ka akuzuar rebelët sirianë për planifikimin e një sulmi kimik në Idlib për të “provokuar” sulme nga Perëndimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?