FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia, Ukraina dhe BE do të takohen në lidhje me furnizimin me gaz

Vendi i pasur me gaz natyror-Rusia, Bashkimi Evropian dhe Ukraina ranë dakord të takohen për të diskutuar rreth furnizimit shtesë me gaz natyror

Vendi i pasur me gaz natyror-Rusia, Bashkimi Evropian dhe Ukraina ranë dakord të takohen për të diskutuar rreth furnizimit shtesë me gaz natyror, tha Marosh Shefçoviç, Zv/presidenti i Komisionit Evropian (KE) për Energji të BE-se.

Marosh Shefçoviç gjatë një takimi në Moskë tha se takimi trepalësh do të zhvillohet në Bruksel muajin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, ai konfirmoi gjithashtu se një marrëveshje për kredi 500 milionë dollarëshe nga Banka Botërore për Ukrainën është gati që të finalizohet për të mbështetur vendin për kërkesat e saj të energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një konferencë për media pas takimit në Moskë, ministri rus i Energjisë Alexander Novak tha se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe Rusi-BE-Ukrainë për gazin do të përqendrohet në dërgesat shtesë të gazit natyror dhe zbatimin e kontratave të reja për sezonin e vjeshtës dhe dimrit.-AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?