Rusia: Zgjidhja në Lindjen e Mesme, me bashkëpunimin e gjithë vendeve

Zgjidhja e situatës në Lindjen e Mesme do të jetë e mundur përmes bashkëpunimit efektiv të të gjitha vendeve të interesuara për këtë. Ky është qëndrimi i shprehur nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka shprehur besimin se vetëm përmes një rruge të tillë ky rajon mund të çlirohet nga kriza. Megjithatë, deri tani sipas tij, nuk ka pasur ndërveprim të tillë.

“Sot është e qartë se kusht i domosdoshëm për ta kthyer në normale situatën në Lindjen e Mesme, është bashkëpunimi efektiv ndërmjet të gjithë aktorëve të interesuar dhe me ndikim ndërkombëtar. Në përputhje me këtë logjikë, nisma për të formuar një front të gjerë për të luftuar terrorizmin e vënë përpara nga ne, duhet të zbatohet. Për fat të keq, një front i tillë nuk është formuar ende”,- tha ai.

Ndërsa lidhur me situatën e krijuar në Alepo, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zaharova është shprehur se Moska zyrtare është e gatshme për bashkëpunim me agjencitë humanitare mbi Sirinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndryshe nga të tjerët, ne nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të Sirisë. Ne jemi të bindur që çështje humanitare nuk duhet të bëhen aspak një mjet për të kryer një politikë presionesh dhe flirtimi me terroristët”, tha Zaharova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, nga ministria e Mbrojtjes së këtij vendi ka mbërritur së fundmi edhe një qëndrim i bërë me dije nga vetë zëdhënësi, major-gjeneral, Igor Konashenkov, sipas të cilit vendet perëndimore po kërkojnë t’i vendosin sanksione Rusisë, pasi mijëra civilë u çliruan në Alepo të Sirisë.

Duke risjellë në vëmendje pikërisht faktin se gjatë ditëve të fundit, ushtria siriane ka qenë në gjendje të çlirojë nga militantët pothuajse gjysmën e Alepos lindore, ku banojnë 80.000 civilë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?