FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia zhvendos 55 mijë trupa në kufirin me Ukrainën

Një ditë pas përfundimit pa marrëveshje të bisedimeve katërpalëshe për gjetjen e një ujdie për të ulur armët, Rusia ka rritur presionin ndaj Ukrainës duke shumëfishuar praninë e trupave të saj në kufirin mes dy vendeve.

Zv.ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se aktualisht janë zhvendosur 55 mijë trupa në kufirin mes dy vendeve, shifra që shtojnë frikën në Kiev se Moska po përgatitet për të pushtuar vendin dhe për të rrëzuar qeverinë aktuale.

Trupa në kufi u shtohen 7500 të tjerave të vendosura në vijën kufitare mes dy vendeve, ndërkohë që Ukraina thotë se në rajonin Donbas veprojnë rreth 9 mijë trupa të rregullta ruse që mbështesin separatistët në luftën me ushtrinë ukrainase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia nga ana tjetër mohon këto akuza, ndërsa Kievi thotë se ajo po përgatitet për të pushtuar Donetskut për të siguruar lidhje tokësore me Krimenë e aneksuar më herët e ku Moska ka të vendosura rreth 23 mijë trupa, kryesisht në vijën ndarëse administrative, transmeton tch.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy ditë më parë, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë u takuan në kryeqytetin bjellorus të Minskut për të diskutuar mbi metodat e implementimit të marrëveshjes së armëpushimit të arritur vitin e kaluar për rajonin Donbass të Ukrainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?