Rusia zhvillon manovrat më të mëdha ushtarake që nga epoka sovjetike

Rusia do të zhvillojë manovrat ushtarake më të mëdha që nga epoka sovjetike duke përfshirë trupa nga Kina dhe Mongolia, tha sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

”Manovrat ushtarake në muajin e ardhshëm do të përfshijnë më shumë se 300 000 trupa dhe 1 000 avionë’’, tha Shoigu për median shtetërore.

Shoigu urdhëroi një kontroll të shpejtë të forcave ushtarake të Rusisë javën e kaluar për përgatitjen për manovrat e quajtura ”Vostok” (”Lindja”), që do të zhvillohen më 11-15 shtator ku do të përfshihen forca tokësore, ajrore dhe detare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitin e kaluar, Rusia kreu një seri manovrash ushtarake në rajonet e saj perëndimore, në bashkëpunim me Bjellorusinë. Kjo stërvitje në shkallë të gjerë, e quajtur ”Zapad” (”Perëndimi”), përfshinte pothuajse 13 000 trupa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto manovra nxitën shqetësimet nga shtetet anëtare të NATO-s me justifikimin se Rusia mund të përgatiste skenarët e mundshëm të pushtimit, posaçërisht kundër ish-republikave sovjetike balltike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?