Salvini person “non grata” në Majorka

Këshilli komunal i Majorkës shpalli Ministrin e Brendshëm italian, Mateo Salvini, person non-grata, për shkak të politikave të tij të ashpra mbi emigrantët.

Këshilli kujtoi gjithashtu edhe veprat humanitare të misioneve të organizatave jo-qeveritare spanjolle e holandeze, si Open Arms e Lifeline që kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish në ujërat e Mesdheut.

Nuk vonoi reagimi i Mateo Salvinit, i cili e ka quajtur një ofendim pa kufij shpalljen non-grata nga Majorka. Nuk jam i mirëpritur në Majorka? Po kujt po ia ndjen, unë pushimet i bëj në Itali, shkruan Salvini. Tensionet mes Spanjës e Italisë kanë qenë të larta muajt e fundit. Vendi iberik është kthyer në vendstrehimin kryesor të emigrantëve, pas refuzimit të tyre nga Italia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?