Salvini: Zgjedhjet, mundësia e fundit për të shpëtuar Europën

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i sheh zgjedhjet europiane të muajit maj si një mundësi për forcat e ekstremit të djathtë që të kthehen në grupin kryesor parlamentar.

Këto zgjedhje, deklaroi Salvini një ditë më parë gjatë një forumi politiko-ekonomik në qytetin verior Cernobbio, janë shansi për një ndryshim historik dhe mundësia e fundit për të shpëtuar Europën.

Këto koment, kreu i Lega Nord i bëri një ditë pas takimit me Steve Bannon që ka çelur në Bruksel një fondacion të quajtur “Lëvizja”. Qëllimi i këtij fondacioni është të lidhë elementët e ekstremit të djathtë në mbarë Europën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Bannonin, në këtë mënyrë do t’i bëhet rezistencë politikave të integrimit europian, të mbështetura nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori ekzekutiv i “Lëvizjes”, Mischawl Modrikamen, e përshendeti pjesëmarrjen e Salvinit duke thënë se fakti që ministri e mbështet këtë iniciativë, tregon qartë që ajo përbën vendin e duhur për bashkimin e lëvizjes populiste në kontinentin e vjetër.

Giorgia Meloni, liderja e Fratelli d`Italia, një tjetër parti konservatore nacionaliste në Itali, deklaroi të premten se do t’i bashkohet lëvizjes së Bannonit. Në takimin e Cernobbios ishte dhe udhëheqësi i partisë popullore holandeze, Geert Wilders.

Në fund të gushtit, Salvini u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe të dy ranë dakord të ecin në të njëjtën rrugë pasi diskutuan krijimin e një froni kundër emigrantëve, i cili t`i kundërvihet politikave të kreut të shtetit francez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?