Sëmundja misterioze prek pasagjerët, avioni nga Dubai ndalohet të hyjë në New York
Një aeroplan që mbërriti nga Dubai ndodhet në karantinë në aeroportin JFK të Nju Jorkut pas njoftimeve se një sëmundje misterioze ka prekur disa pasagjerë.Në njoftimet fillestare u tha se numri i personave të sëmurë që udhëtonin me linjën Emirates ishte rreth 100, por deklaratat pasuese nga kompania e kanë ulur atë në 10. Rrjeti televiziv ABC News raportoi se tre persona janë dërguar në spital.
Administrata e presidentit Trump tha se po e mbikqyr incidentin.
KOHA JONË SONDAZH

