SHBA miraton testimin për Covid-19 në kushtet e shtëpisë, pa recetë!
SHBA-ja ka miratuar testin e parë kundër koronavirusit që mund të bëhet në shtëpi. Qytetarët amerikanë do të mund ta blejnë pa recetë dhe do kushtojë vetëm 30 dollarë.
Testi ka marrë miratimin për përdorim nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Drejtori i FDA-së, ka bërë të ditur që testet e tilla çdo kush mund t’i blejë në farmaci dhe rezultatet t’i marrin pas 20 minutave.
Sasia e tyre do të jetë e kufizuar, kurse prodhuesi australian Elum ka deklaruar se do të prodhojë tre milion teste gjatë këtij muaji. Testi zbulon proteinën e virusit që prodhon COVID-19. Ai lidhet me një aplikacion që tregon rezultatet për një periudhë të shkurtër.