SHBA përgatit paketën e ndihmës prej 2 miliardë dollarësh për mbrojtjen e Ukrahinës
SHBA do të financojë sërish Ukrainë me 2 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake, që pritet të përfshijë raketa, municione dhe armë të ndryshme.
Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë amerikanë, të cilët kanë folur për Reuters, ku kanë bërë me dije se ndihma pritet të dërgohet brenda kësaj javë.
Një nga zyrtarët tha se një pjesë e paketës, që pritet të jetë 1,725 miliardë dollarë, do të vinte nga një fond i njohur si Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), e cila lejon administratën e Presidentit Joe Biden të marrë armë nga industria dhe jo nga rezervat e armëve amerikane.
Fondet e USAI-t do të shkojnë për blerjen e një arme të re, Bombën me Diametër të Vogël të lëshuar nga Toka (GLSDB) e prodhuar nga Boeing Co (BA.N), e cila ka një rreze veprimi prej 150 km. Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar kërkesat e Ukrainës për raketën ATACMS me rreze 297 km.
Përveç fondeve të USAI-t, ndihma në vlerë prej më shumë se 400 milionë dollarë pritej të vinte nga fondet e Autoritetit Presidencial të Tërheqjes, e cila i lejon presidentit të marrë nga kursimet e SHBA-së në rast emergjence.
Që prej fillimit të luftës më 24 shkurt, SHBA i ka dërguar Ukrainës ndihmë në vlerë 27.2 miliardë. Nga ana tjetër, Rusia e ka quajtur mbështetjen e SHBA-ve si rritje të tensioneve.
KOHA JONË SONDAZH

