SHBA, sanksione Moskës për sulmin me “Novichok”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj Rusisë, pasi kanë dalë në konkluzionin se ishte pikërisht Moska, ajo që urdhëroi përdorimin e agjentit nervor “Novichok” ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia.

Masa e fundit u njoftua këtë të mërkurë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Sergei dhe Yulia Skripal u gjetën në gjendje të pavetëdijshme në një stol parku, më 4 mars, në Salisbury të Anglisë. Ata u shtruan në spital në situatë kritike për jetën, por arritën të rikuperoheshin plotësisht pas disa javësh nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetet e Bashkuara përcaktojnë se, bazuar në Aktin për Eliminimin e Konflikteve dhe Kontrollin e Armëve Kimike e Biologjike të vitit 1991 (CBW), qeveria e Federatës Ruse ka përdorur armë kimike ose biologjike në shkelje të ligjit ndërkombëtar, ose ka përdorur armë vdekjeprurëse kimike apo biologjike kundër vet shtetasve rusë”, deklaroi zëdhënësja e DASH-it, Heather Nauert.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sanksionet e reja pritet të kenë efekt më 22 gusht ose përreth kësaj date, shtoi më tej ajo.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?