SHBA-Tom Prince emërohet në krye të Departamentit të Shëndetësisë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi në krye të Departamentit të Shëndetësisë kongresmenin e Xhorxhias Tom Price, një kritik i ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Barak Obama.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump deklaroi se do ta shfuqizonte këtë ligj, por tani ai ka lënë të kuptohet se disa pjesë të tij duhet të qëndrojnë në fuqi.

Dje, zoti Trump u takua me një tjetër kandidat të mundshëm për sekretar shteti, ish shefin e CIA-s, gjeneralin në pension David Petraeus. Zoti Petraeus ka qenë komandant i lartë i SHBA në Irak dhe ka udhëhoqur forcat e NATO-s në Afganistan. Ai u detyrua të japë dorëheqjen nga CIA në vitin 2012, pasi i kishte dhënë informacione sekrete biografes së tij, me të cilën kishte një marrëdhënie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftohet gjithashtu se zoti Trump po shqyrton kandidaturat e një numri politikanësh dhe diplomatësh të tjerë për postin e sekretarit të shtetit, si ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ish-ambasadori amerikan në OKB, John Bolton, kryetari republikan i Komitetit të Senatit për Marëdhëniet Ndërkombëtare, Bob Corker, dhe ish-guvernatori i shtetit Massachusetts, Mitt Romney.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mundësia e caktimit të zotit Romney ka shkaktuar polemika në ekipin e zotit Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?