FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shefja e menaxhimit të krizave të BE-së: Na duhet kërkuar akses humanitar në jug të Libanit

Shefja e menaxhimit të krizave të Bashkimit Evropian, Hadja Lahbib, ka kërkuar akses të menjëhershëm humanitar në jug të Libanit, ku Izraeli ka vazhduar sulmet pavarësisht “armëpushimit” në fuqi

“Ndihma humanitare është gati, por shumë shpesh nuk arrin te ata që kanë nevojë më shumë. Na duhet akses humanitar në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar humanitar. Ndihma nuk mund të shpëtojë jetë nëse nuk arrin te njerëzit. Spitale dhe ambulanca të synuara dhe gazetarë të sulmuar [nga Izraeli] vetëm pse bëjnë punën e tyre. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Ligji ndërkombëtar humanitar duhet respektuar”, tha Lahbib në konferencën për shtyp të ditës së dytë të vizitës së saj në Liban, para një dërgesë të pritshme ndihme nga BE-ja.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA hyri në fuqi më 17 prill, por Izraeli ka vazhduar sulmet. Trupat izraelite okupojnë deri në 10 kilometra brenda territorit libanez përgjatë kufirit, duke paralajmëruar civilët që të mos kthehen në shtëpitë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?