Shekerinska: Nuk duhet të përjashtohet rreziku nga strukturat radikale
Për momentin nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për praninë e organizatave joqeveritare në vend që lidhen me Iranin, pasi Maqedonia Veriore nuk është në interes të tyre, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke shtuar se marrëdhëniet diplomatike të Maqedonisë me Iranin janë shumë modeste. Udhëheqësi shpirtëror i Iranit Ali Hamnei dje e shpalli Shqipërinë si një shtet armik, duke shtuar se ishte “është vend djallëzor që mbështeste kundërshtarët e tyre”. Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, gjithashtu theksoi se nuk duhet të përjashtohet rreziku i radikalizimit nga strukturat islamike që kthehen nga frontet e ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH

