Shembet ura në Indi, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur
Të paktën një person ka vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një urë në Kolkata të Indisë u shemb.
Nëntë janë transportuar në spitalin SSKM dhe 7 të tjerë janë në spitalin CMRO, raportoi komisioneri i policisë së Kolkata.
Ministrja e Shtetit, Chandrima Bhattacharya tha se ka dëgjuar për vdekjen e pesë personave në këtë incident, por ende nuk është konfirmuar, raportoi PTI.
Një minibus dhe disa makina janë dëmtuar nga shembja e urës të martën (4 shtator).
Sipas raporteve të fundit, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje.
Të paktën 7 persona janë dërguar në spital deri tani.
Ura 40-vjeçare e Majerhat lidh jugun e Kalkutës me zonat periferike.






KOHA JONË SONDAZH

