Shengen – Komisioni i jep rekomandim pozitiv Ukrainës dhe Gjeorgjisë për vizat
Pas zgjedhjes së disa problematikave të brendshme, Komisioni Europian ka vendosur që të japë një rekomandim pozitiv në lidhje me liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Në një komunikatë për mediat, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u shpreh se qeveritë e dy vendeve duhet t’a shpërblejnë besimin e dhënë nga Brukseli duke vijuar me implementimin e reformave. Megjithatë, Unioni i ka lënë ende pezull kërkesat për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Turqinë.
Bashkimi Europian pritet të liberalizojë shumë shpejt vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, pas një rekomandimi pozitiv që erdhi nga Komisioni Europian.
Zyrtarët janë shprehur se pas zgjidhjes së mos-dakordësive që ekzistonin mes vendeve antare për të marë një vendim të tillë, qytetarët e dy vendeve repsektive do të mundën që shumë shpejt të udhëtojnë pa viza.
Megjithatë, lajmi i mirë nga Brukseli ka ardhur edhe me një porosi për dy vendet e Europës Lindore.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tust, është shprehur se BE-ja ka vënë në rrezik kredibilitetin e BE-së duke liberalizuar vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, duke i kërkuar qeverive të dy vendeve që të vijojnë me implementimin e reformave pozitive.
Në këtë mënyrë, tashmë në listën e vendeve që aspirojnë të liberalizojnë vizat ka mbetur Kosova dhe Turqia.
Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, por edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogherini, kanë përsëritur vazhdimisht se kushti thelbësor për hapjen e vizave vijon të mbetet ratifikimi në Parlament i marrëveshjes së demarkacionit, i cili është firmosur me Malin e Zi.
Situata mbetet problematike edhe për Turqinë. Një sërë problematikash mes BE-së dhe Ankarasë e kanë ngrirë procesin e integrimit të mëtejshëm të Turqisë në Union.
Brukseli e ka akuzuar vazhdimisht qeverinë turke për disa çështje, përfshirë mënyrën e trajtimit të të burgosurve nga grushti i shtetit, lirinë e medias, shtypjen e opozitarëve, etj.
Nga ana tjetër, Turqia ka kërcënuar se për shkak të vonesave mund të braktisë ëndrrën europiane për t’u integruar në organizma të tjera rajonale.
KOHA JONË SONDAZH

