Sherr me shkop bejsbolli në Itali, 5 shqiptarë në pranga

5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë, pasi akuzohen për dhunë dhe rezistencë ndaj autoriteteve.

Mediat italiane bëjnë me dije se mbrëmjen e kaluar në sheshin ‘Piazzano di Atessa’ në Lanciano dy grupe po përlesheshin me njëri-tjetrin me shkopinj bejsbolli. Ndonëse policia ndërhyri për të shuar sherrin, shqiptarët bënë rezistencë.

“Ansa” shkruan se vetëm dy prej shqiptarëve kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa të tjerët nuk u lënduan. Aktualisht shqiptarët janë në paraburgim, ndërsa po hetohet për zbardhjen e rrethanave të sherrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?