Shirat e dendur prishin festivalit Burning Man, 1 viktimë dhe 73,000 persona të bllokuar

Një person ka humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë shkretëtirën e Nevada-s, ku po zhvillohej festivali “Burning Man”. Mediat në vend raportojnë se si pasojë e shirave pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në festival kanë mbetur të bllokuar në shkretëtirë.

Me nisjen e reshjeve, në shkretëtirë u krijua një baltë që shkon deri në gju. Pjesëmarrësve u është bërë thirrje që të “sigurojnë kokën” dhe të ruajnë ushqim, ujë dhe karburant pasi autoritetet e kanë të pamundur që të futen në vendin ku mbahej festivali.

Në zonën e largët në Nevada-n veriperëndimore ra një sasi shiu sa për 2 apo tre muaj, deri në 2 cm, në vetëm 24 orë mes të premtes dhe të shtunës në mëngjes. Reshjet e dendura të shiut ranë në tokat e thata të shkretëtirës, duke krijuar një baltë të trashë argjile për të cilën frekuentuesit thonë se është shumë e vështirë për të ecur në këmbë ose me biçikletë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?