FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkarkohet Presidentja e Koresë së Jugut e akuzuar për korrupsion

Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për rrëzimin e presidentes Park Geun-hye të përfshirë në një skandal korrupsioni që ka shkaktuar indinjatë në mbarë vendin e ka nxjerrë njerëzit në protesta

Mocioni u miratua me 234 vota pro e vetëm 56 kundër, çka do të thotë se në mesin e atyre që e aprovuan largimin e kryetares së shtetit kishte dhe anëtarë të partisë së saj Saenuri. Kompetencat e Park tani i takojnë kryeministrit Hwang Kyo-ahn. 

Me mijëra njerëz kanë dalë në rrugë këto javët e fundit me thirrjet për shkarkimin e presidentes që pas votimit në Parlament, kërkoi ndjesë për kaosin kombëtar të krijuar prej pakujdesisë së saj. 

“E pranoj solemnisht zërin e Parlamentit dhe atë të popullit. Shpresoj nga zemra që i gjithë ky pështjellim të marrë fund”, tha ajo. Në zemër të krizës qëndron marrëdhënia e Parkut me mikeshen e vjetër të saj Choi Soon-sil, të akuzuar se ka përdorur njohjet që ka për të patur influencë e për të siguruar përfitime financiare. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorët këmbëngulin se presidentja ka një rol të rëndësishëm në aferën korruptive, por ajo vetë mohon me forcë çdo përfshirje. Shumë banorë të Seulit e mirëpritën rezultatin e votimit në Parlament. “Po shpresoja shumë që kjo të ndodhte sepse tregon që zëri i opinionit publik dëgjohet dhe merret parasysh. Ndihem krenar që jam i përfshirë në këtë moment historik”, thotë një student. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalën përfundimtare për fatin e presidentes tani e kanë 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të vendit, shumica të cilëve janë caktuar nga Park dhe parardhësi i saj konservator. Gjykata do të ketë 180 ditë në dispozicion për të vendosur nëse vota e shkarkimit të Presidentes në Parlament është e vlefshme./ Top Channel 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?