FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shokuese, gruaja me mbi 6 mijë tumore në trup (VIDEO)

Një grua e cila ka në trupin e saj mbi 6000 tumore të madhësive të ndryshme rrëfen se për shkak të pamjes së saj e ka patur të vështirë të gjejë dashurinë e vërtetë.

Libby Huffer, 44 vjeç, u diagnostikua me Neurofibromatozë të tipit 1, kur ishte 5 vjeç. Kjo është një sëmundje e rrallë lëkure e cila bën që në lëkurë të dalin tumore të vogla po jokanceroze.

Mendohet se mamaja nga Fort Wayne, Indiana është një nga personat e paktë në botë me këtë sëmundje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në periudhën kur ajo ka qenë në shkollë të mesme të gjithë e tallnin duke i vënë pseudonime të ndryshme. Në vitin 1993, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj, tumoret e saj u shumëfishuan. Ajo ka tentuar t’i heqë nëpërmjet operacioneve por asgjë nuk ka funksionuar sepse ata fillonin të rriteshin sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato i shkaktojnë asaj dhimbje kronike dhe fatkeqësisht nuk është gjetur akoma kura e sëmundjes së saj.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=m0JOOFZrk9I” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?