Shpërthim i fuqishëm në një vilë në Romë, ka të vdekur

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës së shkuar në një vilë në komunën Santa Marinella në provincën e Romës. Shpërthimi ka shaktuar shëmbjen e vilës.

Deri më tani ekipet e zjarrëfikëseve në vendngjarje raportojnë se nga gërmadhat është nxjerrë trupi i karbonizuar i një personi. Viktima është një 63 vjeçar italian.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të vilës duke shkaktuar shembjen e pjesshme dhe të një banese tjetër pranë. Komuna e Santa Marinellës ku ndodhi dhe ngjarja pozicionohet në bregdetin pranë Romës e është një zonë turistike e frekuentuar mjaft gjatë stinës së verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupat e zjarrëfikësve vazhdojnë punën në vendngjarje për zbardhjen e motiveve të këtij shpërthimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?