Shpërthimi trondit Nju Jorkun, kaos në Manhatan

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Nju Jorkut, Manhatanin mëngjesin e sotëm.

Raportet lokale thonë se një tub me avull ka shpërthyer pranë ndërtesës “Flat Iron Building” në bulevardi Fifth Avenue.

Shpërthimi ndodhi në orën 6:40 dhe fillimisht u kategorizua si një incident, por alarmi u rrit në nivelin 2 brenda një ore nga frika e shpërthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zëdhënës i FDNY tha për “DailyMail”se nuk kishte lëndime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpërthimi besohet të ketë ardhur nga një tub në rrugë, por autoritetet po punojnë për të evakuuar njerëzit në ndërtesat përreth.

Zëdhënësi e përshkroi atë si një ‘rrjedhje e avullit e presionit të lartë’, por tha se hetuesit janë ende duke punuar dhe do të thonë pas përfundimit të hetimeve se çfarë e ka shkaktuar atë.

Retë e mëdha të tymit e bën të pamundur shikimin e ndërtesave kryesore të Nju Jorkut si “Empire State Building” dhe në “Flatiron Building”.

Shpërthimi devijoi trafikun në rrugë të bllokuar për arsye sigurie, duke shkaktuar kaos në sistemin e metrosë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?