Shpëtoi 50 shokët, merr nënshtetësinë 13-vjeçari

Ramy, 13-vjeçari maroken, që me gjestin e tij të një dite më parë shpëtoi nga pengmarrja 50 shokët e tij të klasës së bashku me mësuesin, do marrë nënshtetësinë italiane.

”Ministria e Brendshme Italiane është e gatshme të pranojë e të marrë në ngarkim shpenzimet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Ramy, 13-vjeç, që arriti të japë alarmin në autobusin e sekuestruar një ditë më parë në provincën e Milanos”,-informon Ministria e Brendshme Italiane.

Ministria ka marrë përsipër të përshpejtojë procedurën e marrjes së nënshtetësisë italiane për Ramy-n dhe kërkoi heqjen e nënshtetësisë italiane për 47 vjeçarin me origjinë senegaleze, i cili rrëmbeu 51 nxënës e fëmijë duke tentuar djegien e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?