Shqiptari i dënuar për drogë arratiset nga burgu i Torinos
Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Torinos.
45 vjeçari duhej të kryente dënimin deri në 2022 për akuzën e trafikut të drogës, prostitucionit dhe krime të tjera.
Shqiptari është arratisur nga burgu Loruso e Cutugno.
45 vjeçari ishte përfshirë në një program ku të dënuarit 12 orë i kalonte duke punuar në një fabrikë pranë burgut dhe 12 orë të tjera i kalonte në qeli’
Ai ka dalë nga burgu dhe nuk ka shkuar në punë por është arratisur, shkruan Ansa.it. Nuk jepet identiteti i shqiptarit te arratisur.
Ky nuk është rasti i parë i arratisjes duke vënë në pikëpyetje projektin e punësimit të të dënuarve.
KOHA JONË SONDAZH

