Shtëpia e të gjitha tmerreve/ Aty u vranë mizorisht 9 gra. Kush është autori i mizorisë?

Zama, një periferi e heshtur në Tokion jugperëndimore u përfshi nga një seri zhdukjesh të grave, vajzave dhe adoleshenteve deri në moshën 16 vjeç në fund të verës 2017. Ishte era e keqe e mbetjeve njerëzore që çuan policinë tek viktimat. Ndërsa kërkohej 23-vjeçarja Aiko Tamura, fqinjët lajmëruan policinë pasi vunë re një erë të rëndë që dilte nga një apartament aty pranë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje dhe hyri në apartament mëngjesin e Halloween të vitit 2017, u përballën me një skenë të tmerrshme, e denjë për filmat horror dhe më makabër të konceptuar ndonjëherë; dy koka të prera, krahë të copëtuar dhe kufoma të shkatërruara. Pjesë të tjera trupash u gjetën të ruajtura në kutitë e frigoriferëve. Apartamenti do të quhet ‘shtëpi e tmerreve’ në median japoneze.

Trupat u spërkatën me ushqime të maceve, një përpjekje e kotë për të fshehur aromën e keqe të dekompozimit. Policia pyeti qiramarrësin, Takahiro Shiraishi, 27 vjeç, i cili pranoi menjëherë vrasjen e Tamuras. Shiraishi kishte punuar më parë si “informator” për një shtëpi publike në rrethin e kuq të Kabukicho të Tokios. Ai bënte një jetë të dyfishtë: të përmbajtur në ditët e zakonshme, por të pabesueshme në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, ai ndihmonte njerëzit se si të vetëvriteshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tregon se ka kontaktuar njerëzit online nëpërmjet faqeve të internetit për të realizuar paktin e vetëvrasjeve. Shiraishi dyshohet se ka prekur gjendjet emocionale të viktimave me tendenca vetëvrasjeje duke i joshur në apartamentin e tij nën pretekstin e ndihmës.

“Unë nuk kisha ndërmend fare të vrisja veten. Asnjë nga viktimat nuk donte të vdiste në të vërtetë“, tha Shiraishi për detektivët, siç u citua nga mediat vendase.

Ai fillimisht i dehte viktimat me alkool ose u jepte pilula gjumi dhe më pas i mbyste ato. Pas vdekjes, copëtonte trupat. Policia gjithashtu dyshon tek i riu për sulme seksuale ndaj viktimave të tij. 27 vjeçari ka kryer 9 vrasje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?