Shteti Islamik merr përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari afgan

Një grup i afërt me grupin militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari afgan në provincën Kost. Gazetari Sultan Mahmoud Khirkwa, 60-vjeçar u qëllua në kokë nga një person i armatosur në kryeqytetin e provincës Kost.

Khirkhwa punonte për televizionin privat, Zeman. Personi që e ka sulmuar gazetarin, raportohet se është vrarë. Khirkhwa është gazetari i katërt i vrarë në Afganistan, vetëm gjatë këtij viti.

Një javë më parë, gazetari tjetër televiziv, Nisar Ahmad Ahmadi u vra nga shpërthimi i një makine-bombë në provincën Helad. Grupi rajonal, i quajtur Komiteti për Sigurinë e Gazetarëve, lëshoi një apel më 16 mars, ku i bëhej thirrje Qeverisë që të bëjë më shumë për të mbrojtur gazetarët me Afganistanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?