Shtypi i huaj: 4 Dhjetor 2016, “vdekje” për Bashkimin Europian?
Bashkimi Europian duket se do të jetë me shpartalla pas murit, nisur nga një fluks i mundshëm i liderëve të vendeve euroskeptike që refuzojnë elitën e Brukselit ku edhe e shohim të dobët Bashkimin Europian. Nesër Austria do të votojë për Presidentin e saj dhe shancet janë që të fitojë një kandidat i ekstremit të djathtë për herë të parë, ndërsa Italia do të mund të njëjtën kohë të humbasë Kryeministrin e saj.
“Të dy rezultatet nëse dalin kundër bllokut, do të jenë një goditje e madhe ndaj Bashkimit, ku frika po fillon të përhapet në korridoret e Brukselit. Dy vendet nesër marrin pjesë në një referendum popullor dhe mund të fillojnë gjithashtu edhe procesin e dajes nga BE-ja”, shruan gazeta britanike “Daily Express”.
Jean-Claude Juncker një eurodeputet është duke shikuar ëndrrën e tij të një supershteti Europian, që të shkatërrohet, kjo pasi ndjenja Brexit nga Britania po përhapet përtej kufijve.
I tmerruar Juncker ka pranuar se e di mirë që europianët kanë një “mungesë të dashurisë” për klubin e Brukselit. Juncker më tej tha se: “Ne nuk mund ta mohojmë ose të hedhim poshtë popullin e djathtë të Europës. Sa i përket referendumeve për anëtarësim në BE, mendoj se nuk është e mençur për të organizuar këtë lloj debati, jo vetëm për shkak se unë jam i shqetësuar për rezultatin përfundimtar, por për shkak se kjo do të grumbullojë shumë polemika mbi numrin e madh tashmë të pranishëm në zemër të BE-së”.
Në garën Presidenciale në Austri janë: Norbert Hofer i Partisë së Lirisë, i cili ka kundërshtar ish-politikani e partisë së gjelbër Alexander Van der Bellen. Nëse Hofer fiton, ai do të jetë i pari nga ekstremi i djathtë në BE që do të jetë në krye të një shteti dhe kjo do të shkaktojë zhurmë në Parlamentin Europian.
Hofer është një euroskeptik dhe pritet për të futur ashpër ndjenjën anti-emigrante, një krahasim direkt me retorikën e “dyerve të hapura” të Gjermanisë fqinje. Duke folur për zgjedhjen e zonjës Merkel, z Hofer ka thënë që: “Unë them se ne nuk kemi menaxhim dhe kjo do të ishte një gabim i madh që ka shkakton kosto masive në të gjithë BE-në, si dhe tek Austria dhe taksapaguesit e saj”. Goditja politike në Austri do pasqyrohet me trazira në të gjithë bllokun.
Në të njëjtën kohë italianët do të shkojnë në votim për të votuar nëse duan që qeveria të përmirësojë senatin e saj edhe për të frenuar pushtetin e tyre vendimmarrës. Referendumi kushtetues do të mbahet nesër më 4 dhjetor 2016. Votuesit do të pyeten nëse ata e miratojnë ndryshimin e Kushtetutës italiane për të reformuar emërimin dhe kompetencat e Parlamentit të Italisë, si dhe ndarja e fuqitë së Shtetit, Rajoneve dhe subjektet administrative.
Por votimi do të jetë i rrëmbyer nga votuesit anti-BE, e kjo pasi kryeministri Matteo Renzi ka vënë karrierën e tij në votim. Në skenën ndërkombëtare, Renzi është bërë një zë i fortë në mbrojtje të bashkimit Europian.
Maria Paola Toschi, një njohëse e mirë e ekonomisë dhe tregut global tha për CNBC: “Referendumi Italian këtë dhjetor mund të krijojë paqëndrueshmëri nëpër tregje”. Toschi tha se referendumi është konsideruar gjerësisht si provë politike për Italinë dhe kreun e saj Matteo Renzi. Ajo shtoi edhe se: “Një fitore për Po mund të përforcojnë fuqizimin e koalicionit aktual në një program ambicioz të reformave”.
Sipas kushtetutës italiane çdo ligj i ri duhet të miratohet si nga Dhoma e Deputetëve dhe Senati. Por më nesër publiku italian do të vendos nëse ata duan të rrinë me mënyrën e vjetër ose të ndryshojnë gjërat nga ristrukturimi i procesit legjislativ duke ulur në mënyrë efektive fuqinë e dhomës së dytë.
Renzi ka premtuar të japë dorëheqjen dhe të braktis politikën, nëse reformat kushtetuese nuk miratohen dhe kundërshtarët duket se e shohin këtë si një mundësi për të larguar Renzin me agjendat e tyre populiste anti-BE.
Ana Thaker, një ekonomiste e tregut tha se rezultati italian mund të jetë aq “i rëndësishëm sa Brexit”. “Vendimi i Britanisë për të lënë Bashkimin Europian ishte shenja e parë e probleme në Bashkimin Europian. Nëse Italia vendos të largohet, është konfirmim se bashkimi është në vështirësi dhe mund të ndezë një shpartallimin afatgjat të tregut, ku Europia do të vuajnë më shumë”,- u shpreh ajo.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

