Shuplaka ndaj Macron, gazetari zbardh dinamikën: Jelekëverdhët ishin mbledhur për të protestuar

Gazetari Genci Burimi, i ftuar përmes një lidhje “Skype” në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit në Francë, ku një qytetar, goditi me shuplakë Presidentin, Emanuel Macron.

Burimi tha se e gjitha ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Rreth 40 ‘jelekëverdhë’ tha Burimi janë paraqitur në mëngjes pranë vendit ku do të zhvillohej mitingu i Macorn, për të protestuar, por nuk janë lejuar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Burimit, në shenjë ‘hakmarrje’ ato janë futur në turmën e njerëzve dhe kanë pritur takimin me presidentin, në mënyrë që të realizonin aktin. Burimi theksoi ndër të tjera, që fatmirësisht që emrat e të arrestuarve të kësaj ngjarje ishin Arutr dhe Damian, e jo Muhamed, pasi sipas tij, do të diskutohej në Francë që e gjitha është iniciuar nga ekstremistët islamikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një akt mjeran, një akt që vjen në këto momente pas shumë aktesh të tilla agresive. Në media flitet për rritjen e agresionit të qytetarëve francezë, ka pasur 40 vrasje grash, janë thyer kamerash gazetarësh, ekspertët e lidhin me pandeminë. Ai kishte dalë nga makina, takon njerëzit e pranishëm dhe aty merr një shuplakë nga një person. Presidentët francezë kanë provuar dhunë. Edhe Sarkozy, në një takim me njerëz pësoi një shprehje të rëndë: Shporru që këndej, i tha njëri s’ta jap dorën sepse ti je njeri pis.

Konteksti është ky, ai që po i bën sot mazhoranca Ilir Metës që nuk po respekton Kushtetutën, kështu ndodh edhe në Francë. Macron po bën një raund parazgjedhor, sepse Franca ka zgjedhje vitin e ardhshëm. Në mëngjes ishin mbledhur 30 jelekëvrdhëve, u mblodhën për të bërë protestë. Policia nuk i lejoi, e dy prej tyre u afruan në mitingun që bëri Macroni dhe në momentin që u afrua u i gjuajti me shuplakë. Fati i tyre ishte që emrat ishin Artur dhe Damian, e jo Muhamed, sepse në Francë do e kthenin si incident islamik”, tha Burimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?