Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si arriti Trump ta nxjerrë Kim Jong Un-in nga strofulla

Bota E shtunë, 31 Korrik 2021 03:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Si biznesmen i suksesshëm, Donald Trump e ka perfeksionuar artin e negociatave. Në fakt ka shkruar edhe një libër rreth tyre, që ka shitur shumë kopje. Por si president, Trump po shfaq aftësi të tjera, ato të diplomacisë. Ndonëse gjuha e tij e ashpër me Korenë e Veriut dhe nofka si “burri i vogël me raketa” mund të mos shihen si “presidenciale”, negociatat e pazakonta për kërcënimet bërthamore nga Koreja e Veriut duket se po japin rezultat. Të paktën deri tani.

Brenda një viti Trump arriti atë që s’e ka arritur asnjë udhëheqës botëror, që kur Kim Jong Un mori pushtetin – ta bëjë të dalë nga strofulla e ta detyrojë të ulet në një tryezë negociatash me udhëheqës të tjerë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 5 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 8 orësh
Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh

Shumë ekspertë po përpiqen t’ia ulin vlerën vizitës historike të Kimit në Pekin gjatë kësaj fundjave, ku u takua me Presidentin kinez Xi Jingpin. Kjo vizitë ishte e para jashtë vendit për udhëheqësin koreano-verior, që kur iu desh të zëvendësonte të atin, pas vdekjes së papritur në vitin 2011.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disa besojnë se kjo tregon që Kim Jong Un po ndien vetëbesim tani që ka ndërtuar një arsenal bërthamor, dhe me udhëtimin në Kinë po vërteton vlefshmërinë si udhëheqës botëror i barabartë me të tjerët. Të tjerë besojnë se vizita ishte për të forcuar lidhjet me Kinën e për të krijuar aleancë me presidentin kinez Xi, përpara takimit me Trump-in.

Në një artikull të mëparshëm kam theksuar mundësitë që janë në tryezë për negociata me Korenë e Veriut: 1. diplomacia; 2, një sulm kibernetik ndaj teknologjive bërthamore të Koresë së Veriut; 3, përpjekje për të vrarë e Kim Jong Un-in; 4, sulm ushtarak në bazat e armëve bërthamore për të cilat kemi dijeni. (Po! Për të cilat kemi dijeni!)

Nga të katërta mundësitë, sigurisht që diplomacia mbetet më e mira, edhe sikur Trump të vazhdojë ta bëjë në mënyra jo tradicionale.

Gjuha e ashpër, kur përzihet me pak diplomaci, funksionon. Shikoni se si e zgjidhi presidenti John F. Kennedy krizën e predhave bërthamore në Kubë, apo se si mbylli Luftën e Ftohtë presidenti Ronald Regan.

Siç ka thënë Uinston Çërçill: “Diplomacia është arti me të cilin u thua njerëzve ‘shkoni në ferr’, në mënyrë të tillë që ata të pyesin se nga cila anë duhet të nisen”. Stili i pazakontë i Trump-it, i përzier me fyerje, duket se ka funksionuar deri tani. Gjatë bisedimeve në Pekin, Kim Jong Un premtoi angazhim për të hequr armët bërthamore nga Koreja e Veriut dhe për t’u takuar me presidentin Trump: “Çështja e denuklearizimit të gadishullit korean mund të zgjidhet, nëse Koreja e Jugut dhe SHBA-të i përgjigjen përpjekjeve tona me vullnet të mirë, nëse krijojnë një atmosferë paqeje dhe stabiliteti teksa marrim masa progresive dhe të sinkronizuara për arritjen e paqes”.

Megjithatë, e vërteta mbetet që si babai, ashtu edhe gjyshi i Kimit, kishin premtuar në publik se nuk do të ndërtonin armë bërthamore, ndërsa në fshehtësi zhvilluan programin që e çoi Korenë e Veriut drejt testit të parë bërthamor në vitin 2006. Për shumë skeptikë, fjalët e Kim-it këtë javë janë njësoj si ato që janë shprehur ndër dekada nga çdo udhëheqës i Koresë së Veriut. Historia ka vërtetuar më pas që deklaratat nuk kanë qenë të vërteta.

Përparësia që ka Trump në një takim kokë më kokë me Kimin është që vetë nuk është politikan karriere. Trump është një egomaniak i rritur jashtë Uashingtonit, që e bazon punën vetëm në rezultate, dhe që do ta zgjidhë këtë çështje një herë e mirë, në vend që ta shtyjë e t’ia lërë si barrë presidentit tjetër.

Ndryshe nga presidentët e mëparshëm, Trump është i paparashikueshëm e ndonjëherë ambicia e bën të patrembur. Është rrethuar gjithashtu nga disa prej drejtuesve ushtarakë me karakter më të fortë në botë. Si Sekretari i Mbrojtjes, “Qeni i Tërbuar” Mattis, ashtu edhe Drejtori i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, janë ish gjeneralë të Marinës Amerikane me të cilët nuk dëshiron njeri të ketë ngatërresa, sidomos pasi t’i kenë provokuar. Gjenerali Mattis ka thënë shprehjen e famshme: “Ji i sjellshëm, profesionist, por mbaj me vete një plan për t’i vrarë të gjithë ata që takon”.

Lufta është e shpifur. Kam pasur mundësinë ta shoh nga afër në Irak, nga viti 2007 në vitin 2010. Kam udhëtuar 14 herë në Bagdad si nëpunës civil i zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes. Edhe pse nuk mbaja uniformë, e pashë dhe e përjetova luftën.

Ne duhet ta shmangim luftën me Korenë e Veriut me çdo kusht. Prandaj duhet të ushtrojmë durim strategjik dhe t’i lëmë kohë presidentit Trump për të vënë në zbatim aftësitë e tij diplomatike, sado të pazakonta të na duken.

Sepse ato aftësi kanë funksionuar deri tani dhe vizita historike e Kim-it në Pekin e vërteton këtë. Ndoshta, kur të takohen të dy, Trump do të dijë t’i tregojë “burrit të vogël me raketa” se pse është autori i librit shumë të shitur, “Arti i Marrëveshjes”.

Mark Vargas, Washington Examiner

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.