Si trafikonte drogë nga Shqipëria klani mafioz, dhe si u zbuluan nga një GPS

Në një dalje për mediat autoritetet e policisë italiane të provincës së Barit kanë zbardhur detajet e operacionit antidrogë “Drug boat” i cili çoi sot në shkatërrimin e klanit mafioz Velluto aktiv në territorin e Barit.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në tetor të 2016 pas sekuestrimit të 700 kg marijuanë me vlerë mbi 5 milionë euro e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë.

Përgjimet e investigatorëve italianë zbardhën se ky trafik droge drejtohej e kontrollohej nga Domenco Velluto, bosi i klanit mafios Velluto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga transportohej nga Shqipëria me anë të mjteve të ndryshme lundruese me motorrë të fuqishëm të cilat ruheshin në një garazhd në rrugën San Giorgio të Barit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në motorin e njërit prej mjetit lundrues policia italiane kishte instaluar një instrument lokalizimi GPS që i ndihmoj të zbardhin rrugën detare të përdorur nga trafikantët për transportimin e marijuanës.

Bosi mafioz Domenico Velluto nga lagja San Pasquele e Barit kontrollonte të gjitha porositë e ngarkesave me drogë që niseshin nga Shqipëria.

Sipas autoriteteve italiane në suksesin e operacionit “Drug Boat” kanë ndihmuar arrestimet e kryera në Vlorë në mars të 2018 në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Të arrestuarit shqiptarë në Vlorë ishin në aferë kriminale me klanin mafioz Velluto.

Mjetet lundruese për trafikimin e drogës nga Shqipëria shpesh përdoreshin dhe për udhëtime turistike sic dëshmojnë fotografitë e publikuara në Facebook nga Nicola Sssannelli nëj nag anëtarët e klanit Velluto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?