FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SIRI, regjimi sirian kontrollon 60 për qind të lagjeve rebele të Alepos

Luftimet e dhunshme kanë vazhduar edhe sot në Alepo ku forcat e regjimit sirian dhe aleatët kanë marrë më shumë se 60 për qind të lagjeve të mbajtura nga rebelët, që tentojnë të rezistojnë pavarësisht mjeteve të limituara.

Në ditën e 20-të të ofensivës me përmasa të mëdha, regjimi po i afrohet objektivit të tij për të marrë të gjithë qytetin e dytë në vend, ndarë që prej 2012.

“Regjimi kontrollon tashmë 60 për qind të zonave rebele”, theksoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), një organizatë që disponon një rrjet të gjerë burimesh në këtë vend në luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Luftime të dhunshme vazhdojnë në lagjen Karam al-Myessar, në lindje të Alepos, si dhe në lagjet fqinje”, sipas OSDH-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?