Skandal abuzimesh seksuale në Angli, 300 policë nën akuzë
Një skandal i ri me sfond seksual ka pushtuar Mbretërinë e Bashkuar. Mbi 300 agjentë policie janë vënë nën akuzë, për abuzim seksual duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të punës.
Skandali është zbuluar nga një raport i autoriteteve të kontrollit të forcave të policisë në Angli dhe Uells, i shtrirë në dy vite.
Mes viktimave të policëve janë shumë persona, të dhunuar më parë në ambientet e familjeve të tyre.
“Kjo është forma më e rëndë e korrupsionit dhe nuk mund të justifikohet apo falet në asnjë mënyrë”, tha Stephen Watson, i cili drejton një shoqatë anti-korrupsion në policinë angleze.
Deklarata edhe më të forta u dhanë nga ministri i Brendshëm, Amber Rudd, i cili e cilësoi raportin “shokues”, rezultatet e të cilit mund të minojnë besimin e qytetarëve tek policia britanike.
KOHA JONË SONDAZH

